Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi se është i hapur t’i “dorëzohet” drejtësisë, me bindjen e plotë se nuk do të mundet të provohet kurrë asnjë akuzë që rëndon mbi të. Sipas tij nuk ekziston asnjë shkelje që implikon atë apo Jamambër Malltezin, për të cilin thotë se i vetmi faj që ka është qenurit dhëndri i tij.

 

“Jam i hapur për çdo gjë. Të akuzosh Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë. Natyrisht ata që firmosin gjëra të tilla, s’kanë as fytyrë, as karakter. Të akuzosh për korrupsion, kur nuk ka asgjë. Dhe përveç faktit se Jamarbër Malltezi, është bashkëshort i vajzës sime, është politike. S’ka lidhje me Berishën. S’kanë kapur gjë. Se tani po t’i pyesësh thonë; janë nën hetim. Por s’kanë kapur asnjë shkelje në procesin e privatizimit. Sa i përket burimeve të parave të mia, ato janë transparente”, tha ai.

 

Ish-kryeministri theksoi se ka sot më shumë se kurrë mbështetjen e votuesve të tij dhe asnjë akuzë nuk do e ndalojë përballë atij që i referohet si regjim i kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *