Ambientet e  Komisariatit te Polcisie Nr 5 në Kamez, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune.

 

Zjarri dyshohet se është shfaqur fillimisht tek dhomat e personave që mbahen të ndaluar.

 

Falë ndërhyrjes në kohe te zjarrfikseve është bërë e mundur shuarja e zjarrit ndonëse tymi  brenda në ambjentet e komisariatit ka qënë shumë I madh.

 

Në spital kane shkuar per ndihme mjeksore, dy persona që ishin të ndaluar dhe mbaheshin brenda ambjenteve të Komisariatit si dhe një punonjës policie.

 

fatkeqesisht njeri prej te ndaluarve, shtetasi me iniciale A.M , ka gjetur vdekjen ne spital.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *