Tjetër rekord të të infektuarish nga kovid 19 ka shënuar Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit. Testimet kane zbuluar 177 raste te reja ndersa 2 persona kane humbur jeten. Ministri i Shëndetësisë ka dhene alarmin se vendi fqinj ndodhet në fazën e dytë të koronavirusit.


VENKO FILIPÇE


MINISTER I SHENDETESISE

“Nuk ka dyshim që ne kemi të bëjmë më vlen e dytë e cila ka ardhur si pasojë mos respektimit të masave dhe grupimeve. Këtë e ka vërtetuar edhe hetimi i hollësishëm epidemiologjik. Megjithatë numri i madh i të infektuarve vjen edhe nga numri i madh i testeve që po kryejmë ditët e fundit”

Maqedonia e Veriut është bërë shteti i parë në Europë që ka kthyer shtetrrethimin për shkak të rasteve të reja në masë të të infektuarve. Vetem pas 8 ditesh normalitet nga kufizimi i pare i levizjes i cili zgjati 66 dite vendi fqinj rivendos izolimin  për të parandaluar përhapjen e virusit. Shkupi eshte vatra me e madhe dhe bashke me disa komuna te tjera ndodhet ne izolim 80 oresh.

Per kete arsye banoret jane larguar ne mase nga kryeqyteti kryesisht ne drejtim te Ohrit per te kaluar fundjaven duke shtuar rrezikun e perhapjes edhe ne zonat me me pak raste.

Prej mbremjes se te enjtes ku u rivendosen masat,  autoritetet policore kane arrestuar 38 persona.

Pavarësisht vendimit për ndalim të lëvizjes, disa klerikë të kishës ortodokse maqedonase, u kanë bërë thirrje besimtarëve që të grumbullohen në oborret e kishave për të shënuar ditën e shpirtrave. Por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce i kerkoi kishes te terhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *