Franca është rikthyer të përjetojë shifra dramatike në betejen me Covid 19.

Autoritetet raportuan se këtë të mërkurë kanë humbur jetën 1438 persona, një pjesë në spitale dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme edhe në azile.

Kishte ditë që Franca nuk kalonte shifrën ditore të 800 viktimave.

Tashmë numri I përgjithshëm I vdekjeve në Francë ka shkuar në 17 mijë e 167.

Me këtë ritëm duket sikur Franca do të parakalojë shumë shpejt edhe Spanjën në bilancin total të vdekjeve nga virusi korona.

Edhe rastet e reja kanë qënë goxha këtë të mërkurë, më shumë se 4560 duke e cuar totalin e të infektuarve në 147 mijë e 800.

Nga 100 mijë të sëmurët actual, më shumë se 6800 janë në gjëndje kritike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *