E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Drama në pishinën në zonën e Linzës/ 25-vjeçarja nuk dinte not, shoku i saj e “braktisi”, pronari i restorantit në kërkim

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në një pishinë në Linzë, në periferi të Tiranës ku dy te rinj rrezikuan te mbyteshin, efektivë të komisariatit nr 4 kanë shpallur në kërkim administratorin e restorantit.

 

Reklamë

52 vjeçari Ylli Hidri akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji.

 

Reklamë

25 vjeçarja Enkeleda Trungu vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. E reja ishte duke u larë në pishinë bashkë me shokun e saj, O. M., 32 vjeç.

 

Mësohet se asnjëri prej dy të rinjve nuk dinte not.

 

Shoku arriti te dale nga pishina, mirepo nuk i dha dot ndihmes vajzes 25-vjecare.

 

Fillimisht vajza u raportua e vdekur, mirepo pak minuta me vone u raportua se Enkeleda ishte gjalle dhe ishte derguar ne spital ne gjendje te rende per jeten.

 

Pas ngjarjes së rëndë, efektivë të komisariatit nr 4 proceduan në gjendje të lirë 32 vjeçarin me iniciale O. M., për veprën penale ‘plagosje e rëndë nga pakujdesia’ pasi kur vajza ka rrezikuar të mbytet, ai nuk i ka dhënë ndihmën e duhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë