Një park lojërash për fëmijë është fundosur mengjesin e sotëm nën një parkim nëntokësor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kompleks pallatesh në Santander në veri të Spanjës.

Për momentin nuk raportohet për viktima pasi për fat të mirë fundosja e të gjithë zonës së parkut të lojërave ka ndodhur në orën 06:30 ku të vetmet lëvizje vinin nga poshte, në zonën e parkingut nëntokësor.

Zona është e përbërë nga ndërtesa rezidenciale, shuma zyra dhe një qëndër tregtare, cka do të thotë se nëse fundosja e hapësires argetuese do të kishte ndodhur në orare të tjera të ditës, do të kishim një bilanc tragjik.

Parku I lojerave për fëmijë ishte ndërtues në mes të kompleksit, mbi një parkim të madh nëntokësor, struktura e cila është rrëzuar e gjitha.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjehere një numër I madh ambulancash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *