Detaje të tjera të rënda kanë dalë në pah nga rasti i abuzimit seksual që u zbulua këtë të martë në Mirditë.
“Vizion Plus” mëson se 15-vjeçarja e përdhunuar ishte lidhur me një nga djemtë, që më pas u bë një nga abuzuesit sistematik të saj.
Ai ka filmuar të miturën teksa kryente marrëdhënie seksuale me të dhe më pas videon e ka shpërndarë te katër shokët e tij.
Falë këtij materiali, ata i bënin shantazh 15-vjeçares dhe e përdhunonin vazhdimisht, nga janari deri në prill.
Denoncimin ajo e bëri të hënën dhe autorët, të moshave nga 17 deri në 44 vjeç, u vunë në pranga.