E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Bota

Drama e fëmijëve rohingya

 

OKB paralajmëroi se më shumë se 320,000 fëmijë refugjatë myslimanë Rohingya kanë ikur nga Myanmar në jug të Bangladeshit që nga fundi i gushtit, ndërsa deri në 12,000 të tjerë po ikin nga dhuna çdo javë.

 

Pothuajse 60 për qind e të ardhurve më të fundit të popullsisë Rohingya në Bangladesh janë fëmijë, duke kaluar në një shkallë prej 1200 deri 1.800 në ditë. Të dhënat u bene të ditura nga UNICEF, në një raport të publikuar së fundmi.

Reklamë

 

Sipas raportit, fëmijët refugjatë Rohingya përballen me një të ardhme të rrezikshme, pasi shumica e refugjatëve jetojnë në vendbanime të mbipopulluara. Kolera dhe kequshqyerja janë ndër rreziqet kryesore që kërcënojnë jetën e këtyre njerëzve.

 

Përpara një konference ndërkombëtare të hënën në Gjenevë, UNICEF u kërkoi vendeve donatore t’u përgjigjen urgjentisht kërkesave për 434 milionë dollarë për të adresuar nevojat e menjëhershme të refugjatëve Rohingya.

 

UNICEF paralajmëroi se nuk mund të vazhdojë të ndihmojë refugjatët në Bangladesh pa “fonde të menjëhershme shtesë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë