E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Drama e emigrantëve në kufi

Ndërsa 13 mijë emigrantët në kampin e Idhomenit në kufi me Maqedoninë vijojnë të mbeten të bllokuar, për shkak të mbylljes totale të kufiri nga Shkupi zyrtar, qindra emigrantë të tjerë  mbërrijnë nga Turqia në shtetin grek, i cili po përballon i vetëm këtë fluks. Në një tjetër reagim të ashpër të saj kancelaria gjermane Angela Merkel ka deklaruar për radion MRD se Greqia nuk mund të mbajë për shumë kohë e vetme këtë krizë, e cila kërkon një zgjidhje në bllok. Ajo kritikoi shtetin austriak, sllovak por edhe vendet kandidate si Serbinë e Maqedoninë për mbylljen e të ashtuquajturës “rruga ballkanike”.  Merkel shtoi se të shmangesh nga përgjegjësit nuk do të thotë se e ke zgjidhur problemin. Unioni dhe Turqia po diskutojnë për një zgjidhje të krizës më të madhe që prej luftës së dytë botërore. Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, e cila pritet të merret gjatë samitit dy ditor të 17-18 marsit. Ndërkohë mediat e huaja evidentojnë se me mbylljen e kufijve nga ana e Maqedonisë, dy janë rrugëkalimet e reja, Shqipëria dhe Bullgaria, ndonëse nuk ka një fluks emigrantësh drejt këtyre kufijve.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë