E kishit menduar?!

‘In My Feelings’ e Drake u bë virale kudo nëpër rrjete sociale për shkak të kërcimit në pjesën ‘Kiki do you love me’, që e kanë bërë shumë njerëz. Reperi kanadez më pas ia bashkëngjiti edhe videoklipin në fund të cilit ka futur shumë pjesë të videove të njerëzve të ndryshëm që kanë bërë kërcimin e njohur.

 

Mirëpo një pyetje që i ka munduar të gjithë është fakti se kush është kjo vajza “Kiki” së cilës i këndon Drake? E një teori që po qarkullon në Tëitter dhe në mediat ndërkombëtare, thuhet se ajo është Kim Kardashian.

 

Pikërisht “Kiki” është një nga pseudonimet me të cilin familja e thërret yllin Kim K dhe kjo është një arsye që po i bind ata edhe më shumë.

 

“Drake na ka treguar me muaj se ai ka fjetur me Kim K, por ne nuk e kemi dëgjuar”, thuhet në një postim në Twitter. Sipas këtij personi kënga “8 out of 10” në albumin “Scorpion” të Drake tregon sesi reperi e ka pasur gruan e Kanye Ëestit, pra Kimin. Gjithashtu Drake flet edhe për afërsinë e shtëpisë së tij me atë të familjes Kardashian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *