E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Drake godet Kendrick Lamar dhe Meek Mill me dashuri

Drake postoi një foto shumë të ëmbël, pranë këngëtares legjendare, Sade. Pra, nga ai moment të gjithë e mësuam takimin e tyre, por Drake duket se ka nxjerr mësime të reja nga e gjithë kjo. Këngëtari edhe pse më 18 mars publikoi albumin e ri “More Life”, ai po mendon për muzikë të re. Drake dëshiron të heq përfundimisht dorë nga disset.

 

 

Një burim i afërt thotë: “Ndërkohë që të gjithë ndodhen në studio duke bashkëpunuar për këngë të reja ku shpërndajnë urrejtje, Drake ka kthyer faqen e librit të tij, dhe dëshiron të shkojë në studio për të krijuar një këngë dashurie.”

Reklamë

 

 

Burimi shton: “Drake gjithnjë ka qenë një fans shumë i madh i Sade. Dhe ajo i ka thënë se mënyra e vetme për t`ia dalë është dashuria dhe pasioni. Ai i ka ruajtur fjalët e saj në zemër. Tani ka ndërmend të godas reperët Kendrick Lamar dhe Meek Mill, vetëm me dashuri.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë