Pavarësisht rrymës muzikore, në të cilën ai është kanalizuar vite më parë, Drake është një person shumë paqësor. Shumica e këngëve të tij përcjellin mesazhe pozitive, madje edhe vetë këngëtari i hip-hop nuk preferon që të debatojë me kolegët, e shpesh ai hap rrugë. Por në rastin e rreperit Meek Mill, kjo nuk ka ndodhur.

 

Epo, ishte diçka e pritshme sepse në mes ndodhej një femër, dashuria e përbashkët e të dyve, Nicki Minaj. Në një intervistë te dhënë së fundmi Drake sqaron: “Në fakt, asnjëherë nuk kam ndjerë urrjejte për Meek. Fokusi im më i madh, gjatë gjithë kohës, ishte dëshira për të treguar respekt maksimal ndaj Nickit dhe për të mos e përdorur ate për të bërë zhurmë, sepse kjo nuk është në karakterin tim.”

 

Tani që ka kaluar kohë që nga sherri mes dy këngëtarëve, ylli kanadez pranon: “Nuk jam shumë krenar për ate që ka ndodhur, sepse ka ndikuar edhe në gjendjen time emocionale. Unë tani nuk pres që ne të jemi miq, por të paktën të mos ndikojmë edhe tek të tjerët me shembull negativ.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *