E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dragonjtë e Portos “heqin qafe” një nga rivalët për titull në Portugali

Porto bëri një hap të madh përpara drejt fitimit të titullit kampion pasi mundi 2 me 1 në supersfidën e javës së 25,  një nga rivalet në këtë beteje Sportingun e Lisbonës.

 

Reklamë

Dragonjtë konfirmuam momentin e mirë në kampionat, aty ku vazhdojnë të jenë të pamposhtur, duke nxjerre thuajse jashtë garës për titull një nga ato skuadra që i kishin qëndruar ngjitur në pjesën më të madhe të këtij edicioni.

 

Sfida e transmetuar në Tring ka bërë ashtu sikurse pritej, e fortë dhe spektakolare. Vendasit ishin me agresive që në startin e ndeshjes duke iu afruar golit në minutën e 12, por Paciencia dhe Marega nuk arritën dot të mposhtin portierin Rui Patrisio dhe mbrojtjen mike.

 

E megjithatë loja e mirë e Portos do të shpërblehej në minutën e 28 , kur pas një krosimi nga e djathta i Ander Herreres ishte, mbrojtësi Ivan Marcano i cili shënoi me kokë golin e avantazhit. Skuadra e Serxhio Konseisaos u përpoq të administronte rezultatin për të shkuar në dhomat e  zhveshjes me avantazhin minimal por nuk ia doli dot pasi në shtesë, një vertikalisim i bukur i Bruno Fernandez u shfrytëzua saktë nga Rafael Leao i cili e dërgoi topin poshtë këmbëve të portierit Iker Kasillas.

 

Starti i pjesës së dytë ishte fantastik për Porton që iu rikthye shumë shpejt avantazhit me protagonist dyshen Paciencia dhe Brahimi. I pari dha një top të saktë nga e djathtë, ndërsa algjeriani finalizoi me qetësi në portën e Sportingun duke çuar në delir 66 mijë tifozët vendas ne Do Dragao.

 

Luanët e Lisbonës provuan metë gjitha forcat të gjenin barazimin, por rrezikuan që me hapësirat e lënë pas të ndëshkoheshin sërish, siç ishte rasti i minutën e 79 kur, Rodrigo Batglia hoqi nga vija fatale një gjuajte te Mareges.

 

E megjithatë në fund në minutën e 89 Sportingu i Lisbonës , humbi një rast flagrant me anë të Rafael Leaos që mund ta kishte mbajtur ne lojë për titullin, skuadrën e trajnerin Jorge Jesus. Porto me këtë fitore u ngjit në 67 pikë, 8 më shumë sesa Sportingu dhe Benfica, por kjo e fundit mund të riktheje diferencën 5 pikë në raport me kryesuesit nëse fiton ndeshjen e vet shtëpiake kundër Maritimos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë