E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Drafti i reformës shkon në Kuvend

Mazhoranca nuk ka pritur me për nje konsensus te opozitës, por i ka hapur rrugën diskutimit te ndryshimeve kushtetuese te cilat do te mundësojnë reformimin e sistemit te drejtësisë. Shumica i vijon përpjekjet per te negociuar me demokratet deri ditën e fundit kete draft ne mënyre qe te merren dhe votat e tyre, por me sa duket koha per ta miratuar reformën nuk pret. Kjo pasi sesioni parlamentar do te mbyllet ne fund te korrikut çka ka bere qe te nise diskutimi ne komisionin e posaçëm te reformës ne drejtësi ditën e hene. 33 deputete kane nënshkruar per shqyrtimin e projektligjeve te ndryshimeve kushtetuese ku bie ne sy firma e kreut te grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili dhe e deputetit te pavarur Tahir Muhedini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë