Reforma ne drejtësi mund te miratohet me datën 21 korrik. Te paktën kështu është parashikuar ne draftkalendarin qe u është shpërndare sot anëtareve te Konferencës se kryetareve per mbledhjen e se enjtes. Ajo qe bie ne sy është se drafti i ndryshimeve kushtetuese nuk do te kaloje nga Komisioni i posaçëm direkt ne seance, por do te shqyrtohet edhe nje here ne nje mbledhje te përbashkët te Komisionit te Ligjeve dhe Këshillit te Legjislacionit. Por draftkalendari nuk ka parashikuar asnjë date per shtate ligjet qe janë pjese e reformës e duhet te miratohen deri ne fund te korrikut. Gjithsesi vendimi final do te merret ditën e enjte. Komisioni i posaçëm miratoi draftin vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita votoi kundër. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se nëse maxhoranca miraton draftin vetëm me votat e saj, do të ketë destabilitet