Subscribe

Ekspertet e Euralius e Opdat kane hartuar draftin final te reformës ne drejtësi, draft i cili ka reflektuar edhe propozimin e mazhorances dhe i ndërkombëtareve per miratimin me 94 vota te anëtareve te disa institucioneve te reja te drejtësisë. Ne nenin 56 te paketës kushtetues është parashikuar se gjate kësaj legjislature meqenëse shumica gëzon 84 vota atëherë anëtaret e titullarët e 6 institucioneve do te zgjidhen me 2/3 e votave te parlamentit.

Deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm, komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit sipas Nenit 179/b do të zgjidhen me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit. 

Ajo qe bie ne sy është pranimi i disa prej kritikave te opozitës per arkitekturën dhe ekspertet ndërkombëtare kane hequr nga drafti Gjykatën e Larte Administrativ dhe Tribunalin e Drejtësisë, te cilët nuk do te ekzistojnë. Drafti ka bere edhe nje sere rregullimesh krahasuar me variantin e paraqitur nga ekspertet e Eurlaius e Opdat ne daten 4 maj, duke reflektuar diskutimet e bëra ne komisionin e reformës ne drejtësi, gjate diskutimit te kapitujve te paketës kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *