Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

DPA nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me simotrën e Malit të Zi

6 Dhjetor 16:21

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Arkivat Shtetërore të Malit të Zi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që i hap rrugën shkëmbimit të dijeve, përvojave dhe dokumenteve me interes të ndërsjellë.

Në këtë ceremonial të mbajtur në Cetinjë, ishin të pranishëm Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido, homologu i tij malazez Danilo Mrvaljević, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi,  Zhaklina Peto, përfaqësues të tjerë diplomatikë dhe të ftuar.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Mrvaljević theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar si një mundësi të shkëlqyer për intensifikimin e shkëmbimit të dokumentacionit dhe të informacionit midis dy vendeve.

“Kjo marrëveshje do të kontribuonte në pasurimin e të dyja arkivave, duke lehtësuar qasjen dhe ruajtjen e dokumenteve historike. Është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale të punonjësve të arkivave, shkëmbimin e eksperiencave dhe përmirësimin e menaxhimit të arkivave në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky bashkëpunim do të nxisë gjithashtu hulumtimet historike dhe do të krijojë mundësi për projekte të përbashkëta në fushën e ruajtjes dhe dijes historike”, tha Mrvaljević.

Në fjalën e tij të rastit, Bido u shpreh se në sajë të kësaj marrëveshjeje synohet t’i jepet një hov zhvillimit të arkivave bashkëpunëtore, në mënyrë që të arrijnë standartet ndërkombëtare.

“Është kënaqësi të jem në Cetinjë për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, një vend fqinj dhe mik. Bashkëpunimi do të zhvillohet në nivelin administrativ, kulturor dhe të marrëdhënieve të punëve të jashtme. Më herët këtë vit, u mblodhëm në Tiranë me krerët e arkivave të Ballkanit, pas një periudhe të gjatë mungese në një forum, si pasojë e disa parakushteve problematike. Përballemi me të njëjtat sfida. Vendet në zhvillim, ato jo plotësisht të zhvilluara, ose plotësisht të zhvilluara sipas standarteve ndërkombëtare, por jo të zhvilluara aq sa vendet perëndimore, nuk i shohin arkivat në potencialin e tyre të plotë. Pra, ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri, për të shkëmbyer dijebërjen, me qëllim përsosjen e arkivave”, tha Bido.

Ndërkaq, ambasadorja Peto e cilësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes historike dhe kulturore të dy vendeve.

“Firmosja e kësaj marrëveshjeje mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Arkivave Shtetërore të Malit të Zi, përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes sonë historike dhe kulturore. Ky bashkëpunim nuk është veçse një akt formal, por një testament i angazhimit tonë të përbashkët për të ruajtur, promovuar dhe shkëmbyer pikëpamjet tona. Arkivat janë kultesa kolektive, një reflektim i historisë dhe i identiteteve të vendeve tona, që kanë ndarë një marrëdhënie fqinjësie dhe miqësie”, tha Peto.

Marrëveshja dypalëshe motivohet nga aspirata për bashkëveprim mes dy institucioneve arkivore simotra. Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe simotra malazeze ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri të pacaktuar dhe mund të ndërpritet, në varësi të vullnetit të palëve, pa ndikuar në vijueshmërinë e projekteve në proces zbatimi.

Në qershor të këtij viti, në kuadrin e aktiviteteve që u mbajtën me rastin e 75-vjetorit të themelimit të saj, DPA-ja nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, duke siguruar shkëmbimin e dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e mërgatës shqiptare në Odesë, gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Po ashtu, formalizoi bashkëpunimin me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës, për të patur qasjen mbi dokumentet lidhur me veprimtarinë e komunitetit shqiptar të atjeshëm./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kulture
Tagged:
dpa Mali i Zi marrëveshje bashkëpunimi

Nga e njëjta kategori

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i përgjigje BE-së: Po mbroni shqiptarët, ata nuk respektojnë marrëveshjet

më shumë...

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.