E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Dozë e tretë për të moshuarit/ Do jepet vetëm vaksina e “Pfizer”

Në Maqedoninë e Veriut personeli shendetësor, qytetarët mbi 60 vjec dhe pacientët me imunitet të dobët do të duhet të vaksinohen me dozën e tretë kundër koronavirusit.

 

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, beri të ditur se pavarësisht se cila vaksinë është administruar më parë,doza përforcuese duhet të jetë e kompanisë pfizer.

 

Reklamë

VENKO FILIPCE

MINISTER I SHENDETESISE NE MAQEDONINE E VERIUT

 

“Në momentin që do të kalojnë gjashtë muaj nga doza e dytë, qytetarët  do të lajmërohen që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për t’u injektuar me dozën përforcuese, e cila do të jetë Pfizer”

 

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar  vaksinën përforcuese kundër koronavirusit për disa kategori të caktuara.

 

Vendimi përfshin qytetarët mbi 65 vjec, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe punonjësit me rrezikshmeri të lartë, sic janë personeli shendetesor dhe mesusit.

 

Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Më shumë video

Reklamë