Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar sasi të vogla kanabis.

 

Në pranga kanë rënë Endri Dema dhe Aristir Leka.

 

Policia thotë se sasia lëndës narkotike kanabis ishte e ndarë në doza të vogla dhe ishte gati për treg. Këta persona udhëtonin me një makinë, ndërsa një person i tretë ka mundur t’i arratiset policisë. Ndërkohë vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e të riut.

 

Njoftimi i Policisë:

 

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen një sasi dozash canabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan punën dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

-E.D., 23 vjeç; A.L., 24 vjeç, banues në Bulqizë si dhe u shpall në kërkim shtetasi A.S.

 

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilët udhëtonin shtetasit e lartëpërmendur, dhe shtetasi A.S., ka arritur të zbresë dhe tu largohet kontrollit të shërbimeve të policisë. Po gjatë kontrollit në automjet u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa e ndarë në doza gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në disa zona të qytetit të Bulqizës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *