Kronikë
Doza kanabisi dhe euro të falsifikuara, arrestohet dy persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona dhe proceduar një të tretë në kuadër të operacionit “Tempulli”. Gjatë kontrollit të një 29-vjeçarit iu gjetën doza kanabisi, teksa në banesë iu gjet edhe një peshore si dhe lëndë narkotike e ndarë në doza.
Ndërkohë gjatë kontrollit të një automjeti u gjetën doza kanabisit, të gatshme për shitje, si dhe një kartëmonedhë euro, e dyshuar e falsifikuar. Si pasojë u arrestua drejtuesi i mjetit, M. S., 31 vjeç dhe u procedua pasagjeri./vizionplus.tv/
Vazhdo të lexosh
Reklamë




