Vaksinat që po aplikohen në popullatë janë të sigurta dhe efikase. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Elbasani, ku sqaroi se deri më tani ky proces po vijon me ritme pozitive.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“Është momenti ti referohemi shkencës, atyre të dhënave që tregojnë për efikasiteti e vaskinave dhe ti referohëmi asaj që është më e rëndësishme, të reduktojë dhe të eleminojë shtrrimet në spitale dhe fatalitetet, që është pika kyce e fuqisë së vaksinës. Elbasani po ecën shumë mirë, janë mbi 22 mijë vaksinime, do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit në grupmoshën +60 deri 69, sigurisht duke filluar me fashën e moshës më të lartë. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, do të prioritizohen të sëmurët kronikë.”

 

Ndërkohë, ditën e sotme ka nisur vaksinimi i moshës 60 plus tek të sëmurët kronikë.

 

BESAR HYSI

MJEK FAMILJEJE, QENDRA SHENDETESORE Nr.6

“Procesi i vaksinimit po ecën mirë. Sot, ky proces është shtrirë në fashën mbi 60 vjec për të sëmurët kronikë. Njoftimi bëhet nga mjeku i familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.”

 

Por, në Fier është ndërprerë procesi i vaksinimit prej gati 48 orësh për shkak të mungesës së dozave, ndërsa të moshuarit ankohen se vijnë dhe presin pa marrë përgjigje.

 

Këtë të hënë mbërrin sasia tjetër prej 7020 dozash të vaksinës Pfizer dhe Biontech. Ndërsa deri më tani në rang vendi janë kryer mbi 260 mijë vaksinime.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *