Subscribe

Korrupsioni ka qene çështja me diskutuar ne Shqipëri gjate 25 viteve, demokraci por edhe vepra penale, per te cilën nuk ka përfunduar ne burg asnjë funksionar i larte shtetëror. Arrestimi nga prokuroria i Spiro Kseres ish-ministër ne qeverinë Berisha risjell me shume ne vëmendje kete fakt se sa dëshmon per vënie përpara pergjegjesise te zyrtareve te korruptuar. Historia e prangosjes se politikaneve te larte te akuzuar per korrupsion ka nisur me nje çështje shume te bujshme: arrestimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit te PS Fatos Nano. Kjo çështje per shumëkënd u lidh me shkaqe politike. Ecuria e gjyqit dëshmoi politizimin e madh te saj dhe sot për opinion publik ajo është nje çështje thjesht politike. Ne vitin 1995 ish-ministri i financave Genc Ruli dhe ai i bashkëpunonit ekonomik Artan Hoxha dhe ish-ministri i bujqësisë Rexhep Uka u akuzuan per korrupsion ne eksportin e drurit te arrës. Tre ish-ministrat i shpëtuan arrestimit, pasi parlamenti debatoi ashpër ne seancën e heqjes se imunitetit te tyre duke e quajtur te gjithën nje intrige politike. Me pas do te duhet te kalonin 13 vjet qe nje anëtar apo ish-anëtar qeverie te përballej me akuza te Prokurorisë per afera. Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu u akuzua ne vitin 2008 per shpërdorim detyre ne ngjarjen e Gërdecit dhe ish-ministri i punëve Publike Lulzim Basha u akuzua per shpërdorim detyre per çështjen e ndërtimit te Rrugës se Kombit. Te dy rastet u mbyllen. Ne vitin 2011 u ngrit akuza per shpërdorim detyre dhe korrupsion ndaj ish zëvendëskryeministrit dhe ministrit te ekonomisë Ilir Meta dhe ish-ministrit te energjetikes Dritan Prifti. Te dy rastet u mbyllen. Ne vitin 2015 Prokuroria akuzoi ish-ministrin Myqerem Tafajn per shpërdorim detyre ne akreditimin e nje universiteti. Kjo dosje është ne gjykate. Çështje ne shqyrtim dhe kallëzime penale per korrupsion ne Shqipëri ka patur per te gjithë politikanet e larte te vendit qe nga ish-kryeministrat Fino, Meta, ish-ministrat Anastas Angjeli, Gaqo Apostoli, Ingrid Shuli, Luan Memushi, Arben imami, Ridvan Bode, Florion Mima, Genc Ruli, e deri tek ish-kryetaret e bashkisë Edi Rama, Lulzim Basha, Shpetim Gjika, etj. Ne te gjitha këto raste, korrupsioni me shume ka shërbyer si mjet i politikes, se sa si objekt pune dhe detyre e Prokurorisë dhe gjykatave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *