E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dosjet e ish-sigurimit/ Ilir Meta: Rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për çështjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Rama dhe deputetët demokratë që votuan pro ligjit për mbajtjen larg posteve publike, bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit.

 

Reklamë

“Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor.”- shkruan Meta.

 

Më tej ai shprehet se asgjë nuk e ndal Ilir Metën për të rivendosur pluralizmin politik.

 

Reagimi i plotë:

Të gjithë rilindasit mavi dhe blu të “mprehin” brisqet për të lidhur emrin e Ilir Metës me Sigurimin e shtetit. Inkriminimi i Autoritetit të manipulimit të dosjeve Rama-Basha me falsifikime dhe manipulime të opinionit publik do të marrë përgjigjen e duhur dhe ndëshkimin ligjor. Asgjë nuk e ndal Ilir Metën në misionin e tij për të rivendosur pluralizmin politik. Çështjen e I.M e ka sqaruar vetë personi i përndjekur nga Sigurimi i Shtetit. Turp për të gjithë ata faqezinj që bëjnë si opozitarë dhe janë vetëm korporata të fëlliqura të korruptuar nga Edi Rama. Në krye të opozites s’ka për të patur as Lul dhe as Lulushë. Shpresoj që emisionet e stisura për rëndësinë e “hapjes” së dosjeve të mos sponsorizohen nga paratë e incineratorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë