Subscribe

Data 1 shkurt shënon fillimin e funksionimit të hartës së re gjyqësore. Të gjitha Gjykatat e Apeleve në rrethe janë mbyllur ndersa dosjet janë transferuar në kryeqytet.

 

Mbi 4200 çështje civile dhe penale janë depozituar vetëm nga gjykata e apelit Vlorë. Dosjet një pjesë e të cilave në process gjykimi pritet të shqyrtohen në muajt dhe vitet në vijim.

 

Kjo situatë sipas kreut të dhomës së avokatisë në Vlorë, Durim Bajrami pritet të rritë kostot e qytetarëve të cilët do detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës për gjyqet.

 

DURIM BAJRAMI

 

KREU I DHOMËS SË AVOKATISË, VLORË

 

I mohohet aksesi qytetarit në drejtësi. Ne jemi të detyruar të presim se çfarë do të sjellë kjo hartë gjyqësore. Do të sjellë vonesa, kosto ekonomike, megjithatë jemi para faktit dhe të presim çfarë do ndodh. Nëse unë më parë kisha një kosto x kjo kosto do të rritet akoma më shumë pasi mua do më duhet të bëj rrugë drejt Tiranës.  

 

Problem më i madh mbeten dojest e mbartura ndër vite që janë ende në proces gjyqësor pasi për këto çështje do të duhen vite për t’u dhënë vendimi përfundimtar.

 

Çështjet sa vijnë e shtohen. Gjykohen çështjet e 2023 dhe shkojnë në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë që ne jemi në vitin 2017.

 

Edhe gjykatat e tjera të apeleve në rrethe i kanë transferuar cështjet në Tiranë. Një pjesë e madhe e gjyeve janë lënë përgjysmë dhe pritet të shortohen në ditët në vijim.

 

Ndërkohë godinat ekzistuese të gjykatave do të funksionojë si zyra shërbimi për marrje dhe dhënie informacioni për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *