E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Dosje e bërë me tendencë”/ GJKKO rrëzon kërkesat e bëra nga Margjeka, ish gjyqtarja përplaset me drejtuesin gjatë seancës

Gjykata e Posaçme në dhomë këshillimi vendosi rrëzimin e të gjitha kërkesave të bëra nga i pandehuri Arben Cara, bashkëshorti i ish-gjyqtares Mimoza Margjeka.

 

Reklamë

Në seancë ai paraqiti disa kërkesa që kishin të bënin me pavlefshmërinë e procesverbaleve të mbajtura nga grupet e vëzhgimit, gjatë datave 27-29 korrik të vitit 2020.

 

Reklamë

Margjeka e konsideroi dosjen në ngarkim të saj me tendencë pasi sipas saj prokuroria në fillim të hetimit ka thënë që ka patur presion.

 

“Unë kam bërë kallëzim për falsifikim të procesverbaleve.  Prokuroria të tërheqë akuzën sepse nuk dhënë asnjë provë ndaj meje. Më ka cënuar jetën dhe punën. Kjo çështje do përfundojë me pafajësi, nuk besoj se ma ka bërë prokuroria, por për shkak të nje vendimit tim. Është bërë me qëllim goditja ime. Përgjimi, firma, aktet janë false, jam e befasuar.”

 

Seanca është shoqëruar me debate mes Margjekës dhe drejtuesit të trupës gjykuese Erjon Çela.

Ndërkohë gjykata ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për këtë çështje, ndërsa prokuroria (SPAK) kërkoi kohë që të përfundojë konkluzionet përfundimtare.

 

Në këto kushte masa e dënimit do të jepet me datë 27 tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë