E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dosja Xhisiela/ Kërkohet 1 vit burg për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ka kërkuar një vit burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut.

 

Mbrojtësi ligjor rezervoi të drejtën që në fillim të gjykimit të çështjes në themel të parashtrojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, gjithnjë pa pranuar akuzën e përndjekjes.

 

Reklamë

Arrestimi i Rexhep Rrajas është bërë më 30 shtator, pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet, sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.

 

Ndërkohë Maloku qëndron e vendosur ndaj variantit të saj se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë