Subscribe

Dosja voluminoze prej më shumë se 400 faqesh e gjykatës së Katanias, ku përmendet dhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përmban fakte tronditëse.

 

Në përgjimet e bëra veç pjesëve ku flitet për pazaret e drogës, Moisi Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, por dhe si mbështetës të trafikut në këmbim të parave për fushatën elektorale.

 

Përgjimi mban datën 16 dhjetor të vitit 2013 dhe është bere mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Celajt.

 

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës.  Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”.

 

Trafikantët e 3.5 tonëve marijuahanë ishin vënë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa në një prej përgjimeve ata e përshkruajnë drogën si leqe, e cila është tharë dhe gati për transport.

 

Emri i Tahirit përmendet dhe në bisedën pasardhëse mes Habilajt dhe Celajt, ku ndahen paratë për secilin që ka pjesë në veprimtarinë kriminale.

 

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”.

 

Veç akuzave të opozitës në dosjen voluminoze del dhe automjeti i ish-ministrit, të cilin ia kishte shitur vëllezërve Habilaj e që kishin udhëtuar për në Sicili. Në total, Gjykata e Katanias ka dhënë masat e sigurimit arrest me burg për 7 anëtarë të organizatës kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *