E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dosja “Tahiri” regjistrohet në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë ka regjistruar dosjen në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Tahiri ka kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm, që e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë.

Ish-ministri i Brendshëm dhe Jaeld Çela i kërkojnë gjykatës së lartë të pushojë çështjen ndaj tyre. Relatori i dosjes është gjyqtari Ilir Panda.

Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi: në rast se pranohet, çështja do të kalojë ne seancë gjyqësore. Por në të gjitha rastet vendimi do të vonohet pasi gjykata e lartë është ende në kolaps.

Tahiri u dënua me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, por që u konvertua në shërbim prove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë