E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 06:06 Në vijim ora 06:06: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dosja “Partizani”/ Nis në GJKKO seanca për Berishën, Malltezin dhe tre të tjerët

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të pandehurit e tjerë të përfshirë në dosjen “Partizani”.

Megjithatë, Berisha dhe Malltezi nuk janë të pranishëm në sallë, ndërsa mbrojtja e tyre do të përfaqësohet nga avokatët, të cilët do të paraqesin argumentet ligjore në favor të klientëve të tyre.

Reklamë

Fillimisht, radhën për të dhënë argumentet mbrojtëse e kanë avokatët e Jamarbër Malltezit, më pas do të vijojë mbrojtja e Fatmir Beltashit, Xhimi Begejës dhe Andia Pustinës.

Seanca pritet të zgjasë deri në orën 16:00, kur përfundon edhe orari zyrtar i gjykatës.

Një vit më parë Sali Berisha refuzoi të zbatojë vendimin e gjykatës që caktoi ndaj kryetarit të PD masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Për këtë arsye SPAK-u kërkoi ashpërsim të masës së sigurisë dhe lideri i opozitës Sali Berisha u izolua në shtëpi përreth 11 muaj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë