E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dosja “Partizani”/ Fatmir Bektashi paraqitet nesër në SPAK

Fatmir Bektashi do të paraqitet ditën e nesërme në orën 12 në  SPAK.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se Bektashi është hetuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Ndërkohë ditën e sotme, lideri i opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK.

Reklamë

Në mesditë kryetari i PD Berisha doli nga shtëpia e tij për herë të parë pas 8 muajsh për të shkuar në SPAK për tu njohur me akuzat. Para godinës së SPAK-ut kryetari i PD Berisha u prit nga mbështetësit dhe figurat drejtuese të PD të cilët ishin mbledhur në mbështetje të liderit të tyre e në shenjë proteste kundër SPAK-ut.

Berisha qëndroi 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku iu komunikua akuza për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë