Subscribe

Agron Neza paraqitet në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar lidhur me dosjen “McGonigal”.

Ai dyshohet se i ka dhenë ish- zyrtarit të lartë të FBI një shumë prej 225 mijë dollarësh.

Në deklarimet që McGonigal ka bërë në SHBA ka thënë se kishte detyrimin të tregonte origjinën e këtyre parave, që ai pretendon se i janë dhënë për çështje private.

Më 24 janar 2023 deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK kallëzimin për nisje të hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se i ka dhënë paratë përmes Agron Nezës në funksion të lobimit.

Charles McGonigal u dënua me 4 vjet e dy muaj burg nga Gjykata  Federale në Shtetet e Bashkuara për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *