“Rënia e Epstein, po tani?” Kjo është tema e kësaj të marte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
I ftuar analisti Shpendi Gashi e quajti fenomenin e pedofilisë, si një nga perversionet më të frikshme dhe më të dënueshme shoqërisht.
Sipas tij, bëhet fjalë për një devijim ekstrem moral dhe njerëzor, që kapërcen çdo kufi të instinktit dhe arsyes.
Gashi u shpreh se pedofilia përbën një shkelje të rëndë të çdo norme njerëzore dhe se, në raste të caktuara, ajo përdoret si mjet për të krijuar lidhje shantazhi mes individëve të fuqishëm.
Gashi: Pedofilia, largo qoftë, është një perversion i niveleve të frikshme, ndër më të ndyrat. Pra, të ndjesh kënaqësi seksuale nga një fëmijë i mitur, qoftë mashkull apo femër. Duhet të jesh djall, sepse edhe egoja, edhe instinkti kanë limite. Perversioni ka një lloj limiti, por këta i kanë kaluar këto kufij. Duke u bazuar tek llozhat, ata e përdorin ndërveprimin seksual për të ruajtur intimitetit. Ne dimë shumë gjëra për njëri-tjetrin, pra mund ta shkatërrojmë njëri-tjetrin, dhe kështu njerëzit mbeten të shantazhuar. Këta janë miliarderë ‘fake’. Pse nuk je bërë ti miliardere? Pse nuk jam bërë unë miliarder? Pse nuk është bërë ky miliarder brenda natës? Nuk mund të bëhesh dot i tillë pa spekulim financiar.
Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një nga dosjet më të mëdha të dokumenteve të lidhura me skandalin e Jeffrey Epstein, duke hedhur në dritë një volum rekord materialesh që kanë ndezur edhe një herë debatet globale për rrjetin e tij të kontakteve, mbrojtjet e mundshme dhe heshtjen e gjatë që e rrethoi këtë çështje.
/vizionplus.tv





