Subscribe

Pas gati 2 muaj nga arrestimi i vrasësit të dyshuar me pagesë Efthimio Efthimiu, dhoma penale e gjykatës së Tiranës e dërgoi dosjen tek krimet e renda.

 

Gjykata vendosi moskompetencën pasi të arrestuarit dyshohen si grup i strukturuar kriminal edhe pse prej kohësh procesi vijonte në gjykatën e Tiranës.

 

Për ekzekutimin mafioz të 29 janarit në Tiranë pranë spitalit të Pediatrisë u arrestuan ish agjenti i policisë greke ndërsa si bashkëpunëtore në pranga ranë Elton Halipaj, Malvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallari.

 

Gjithashtu i ndaluar është edhe Mario Meshini, i cili kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, me pretendim se s’ka gisht në krim, por kërkesa duhet ti paraqitet Gjykatës së Krimeve të Rënda.

 

Ish pjesëtari i forcave speciale greke dyshohet si autori që ekzekutoi me 9 plumba Devi Kasmin, por në gjykatën e Tiranës dosja ka mbetur ende pa motiv. Për ngjarjen e rëndë policia shpalli ne kërkim Aurel Hoxhallarin si kreun e grupit të strukturuar kriminal por deri më tani blutë ende nuk janë vene ne gjurmët e tij. Gjithashtu policia dyshon se vrasja me pagese është porositur nga persona te tjerë për te cilët pritet te dalin detaje te reja ndërsa motiv dyshohet te jene prishja e pazareve te drogës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *