E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 00:05 Në vijim ora 00:05: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dosja e votave kalon në Durrës/ Rikonfirmohen masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për ish – komisioneret qe akuzohen për krime elektorale ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Por gjykata  vendosi qe ta dërgoj dosjen për hetime të mëtejshme në Durres, me argumentin se asnjë nga te dyshuarit nuk akuzohet si  pjese e nje grupit te strukturuar kriminal.

Ndërsa vetëm një numër i vogël urdhër arrestesh janë ekzekutuar pasi pjesa më e madhe e tyre janë jashtë territorit të Shqipërisë.

Para pak ditësh prokuroria e posaçme lëshoi 22 urdhër arreste për dosjen “339”, e cila përfshinë edhe vjedhjen e votave në zgjedhjet parlamentare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë