Subscribe

Një ditë pas lirimit të një prej të dyshuarve për vendosjen e tritolit të farmacia a babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria e Krimeve të Rënda po çon drejt pushimit të gjithë dosjen. Burime pranë organit të akuzës, thanë se edhe për të dyshuarit e tjerë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruko, nuk ka prova të cilat i lidhin me akuzat e vendosjes së tritolit. Kjo pritet të çojë në pushimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që Gjuta do të përgjigjet vetëm për akuzat e kundërshtimit të punonjësve të policisë dhe armëmbajtjes pa leje. Procedurë, e cila do të ndiqet nga Prokuroria e Tiranës. Te premten, Lumjan Matmuja, u njoh me masën e ndryshuar të sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Dy javë më parë një tjetër i dyshuar për tritolin, u lirua nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata liroi Emirjon Gjutën dhe i caktoi atij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Emirjon Gjuta dyshohej si personi që siguroi telefonin dhe kartën sim të cilat u përdorën për shpërthimin te farmacia e babait të Saimir Tahirit.
Për këtë ngjarje u akuza si ideator dhe organizator i vendosjes se tritolit, Vladimir Gjuta i arrestuar pak ditë para zgjedhjeve te 23 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *