Subscribe

Taulant Balla ka folur pas vendimit të Kuvendit për të ankimuar në Apel pushimin e çështjes së “ÇEZ” nga Gjykata e Tiranës.

 

Teksa përsëriti që kjo dosje është një nga më të korruptuarit në këto 30 vite, numri dy i PS-së deklaroi se gjyqtari dhe Prokuroria nuk i kanë analizuar dhe nuk janë bazuar në fakte. Sipas tij, privatizimi abuziv i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga çekët e CEZ në vitin 2007-ës është bërë në kundërshtim me ligjin.

 

Balla e quajti gjyqtarin Lazër Sallaku si antëtar të “KÇK”, ndërsa theksoi se Prokuroria duhet t’ia kalonte këtë çështje SPAK-ut dhe jo Gjykatë së Tiranës.

 

“Dosja ÇEZ është një prej më të rëndësishme dhe më të zeza të korrupsionit në Shqipëri në këto 30 vite. Gjykata mund të ketë bërë një dizeratacion për shpjegimin e termave, por nuk ka analizuar fakte. Në asnjë rast nuk është bazura në fakte. Privatimzimi i OSSH që ka qenë objekt i Komisionit hetimot, është bërë në kundrështim të plotë me ligjin. Kujtoj që neve në tenderin kombëtar ka qenë vetëm ky blerës specfik. Është kualifikuar dhe është shpallur fitues CEZ. Qeveria e asaj kohe pranoi të gjitha kërkesat e ofertuesit, edhe pse thellonin deficitin në dëm të vendit. I kane kushtuar 414 milionë euro shtetit.”

 

Për procedurën e privatizimit të OSSH nga kompania çeke ishte ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku dëshmuan ish-zyrtarë të lartë demokratë. Mes tyre ishte ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, por edhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Komisioni Parlamentar arriti në konkluzionin se nga privatizimi korruptiv i ishte shkaktuar një dëm shtetit prej 414 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *