Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Alizotin, kunatin e Albert Veliut I njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Babalja”.

Fredi Alizoti sipas prokurorisë ka qënë njeriu që ka bërë zërin e Agron Xhafajt në materialin audio të nxjerre në media nga Partia Demokratike, që sipas organit të akuzës rezulton një montazh.

Madje ne dosjen e prokurorisë del Fredi Alizoti që komunikon në telefon me kunatin e tij por edhe policine e Fierit ku I tregon se kishte qënë ai që kishte marrë përsiper të bënte zerin e Agron Xhafajt në këmbim të 100 mijë eurove. Megjithatë avokati I tij mbrojtës tha se masa e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij nuk është e justifikuar.

Po për të njëjtën cështje, Krimet e Rënda la në fuqi edhe masën “Detyrim Paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi, gazetari I cili bëri regjistrimin e materialit audio.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *