Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim për nxjerrje të sekretit hetimor ndaj Zërit të Amerikës në lidhje me dosjen 339.

 

Në një njoftim për mediat, prokuroria ka njoftuar gjithashtu se ka nisur verifikim edhe ndaj personave që kanë patur njohje dhe akses në aktete e bëra publike në hetim dhe gjykim.

 

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nent 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin. Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *