E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 orë më parë
Vendi

Doshi mbron Mark Frrokun

Deputeti Tom Doshi ka dëshmuar ketë të mërkurë në gjyqin ndaj Mark Frrokut, i akuzuar për ndërtim pa leje, fshehje të taksave dhe per vrasje ne shtetit belg. Doshi doli hapur në mbrojtje të Frrokut, duke shtuar se pretendimet e Prokurorisë për hotelin të ndërtuar te rruga e Durrësit nuk qëndrojnë. Në dëshminë qe nisi me tension midis deputetit dhe përfaqësuesit te akuzës për shkak të lapsusit, pasi prokurori e quajti të pandehur Tom Doshin, ky i fundit u shpreh se në hotelin që ai ka në pronësi nuk ka patur ndërtim të paligjshëm. Në seancat e mëparshme ka qenë Frroku ai që ka mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria, duke deklaruar disa herë se janë sulme me prapavijë politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë