Kandidati i PSD-së në Shkodër Tom Doshi, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të procedojë penalisht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, pasi është futur në një qendër votimi tek shkolla Edit Durham ne lagjen Mark Lula, duke kërcënuar vëzhguesin e PSD Gjergj Sokoli.

 

 

“Ditmir Bushati ka dalë në të gjitha qendrat e votimit dhe kërcënon vëzhguesit e PSD-së. Është kërcënuar Gjergj Sokoli.

 

 

Kështu po bën Bushati në çdo qendër votimit. I bëjmë thirrje prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj Bushatit. i bëj thirrje të gjithë votuesve të dalin e të votojnë.

 

 

I bëj thirrje të ruajnë qetësinë sepse rezultati do të jetë i thellë. Ky është shqetësimi i Ditmirit”, tha Doshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *