E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorzohet Manafort, pranon të bashkëpunojë me Muellerin

Paul Manafort arrives for a hearing at US District Court on June 15, 2018 in Washington, DC. - Manafort faces charges including conspiracy to launder money and conspiracy against the United States. Manafort was the first to be indicted by Special Counsel Robert Muller's investigation into Russian interference in the 2016 election. Today's hearing includes Manafort's arraignment on new charges concerning attempts to tamper with potential witnesses via an encrypted messaging platform. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo credit should read BRENDAN SMIALOWSKI/AFP/Getty Images)

Ish-udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, Paul Manafort, pasi pranoi fajin, ka rënë dakord që të bashkëpunojë, me hetimin në lidhje me ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

 

Këtë të premte Manafort u shpall fajtor për dy akuza penale, të ngritura nga zyra e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e dyshuar ruse.

 

Reklamë

Sipas dokumenteve të Gjykatës së Qarkut në Uashington, Manafort e pranoi fajin për akuzën për konspiracion kundër SHBA-së dhe akuzën për konspiracion për të penguar drejtësinë. Ndërkohë pritet që marrëveshja të shmangë një gjyq të dytë për pastrimin e parave dhe akuza të tjera.

 

Ndërsa muajin e kaluar, Manafort, u dënua në tetë akuza për mashtrim, mashtrim bankar dhe moszbulim të llogarive bankare.  Shtëpia e Bardhë tha se pranimi i fajit nuk ka të bëjë fare me presidentin Donald Trump.

Vazhdo të lexosh

Reklamë