E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Dortmund prish ëndrrën e Inter, Chelsea barazim të çmendur me Ajax

epa07975114 Dortmund's Achraf Hakimi (C) celebrates after scoring the 1-2 goal during the UEFA Champions League group F soccer match between Borussia Dortmund and Inter Milan in Dortmund, Germany, 05 November 2019. EPA/FRIEDEMANN VOGEL

Dortmund ka përmbysur në shtëpi zikaltrit e Inter me rezultatin 3 me 2.

 

Një pjesë e parë që foli për të besuarit e Conte të cilët arritën të kalonin në avantazh me Martinez në minutën e 5 dhe në të 20’ me Vincino.

 

Reklamë

Por me fillimin e të dytës, gjermanët shkurtuan diferencën me Hakimi në minutën e 51. Gol ky që I bëri gjermanët që të besonin tek fitorja. 13 minuta më vonë, gjermanët arritën të përfitonin nga një përgjumësi e mbrojtjes zikaltër duke rrëmbyer një top në zonë, të cilin më pas Brand e shndërroi në gol.

 

Gjermanët nuk u ndalën me kaq, në të 77 Hakim shndërroi në gol një aksion të bukur duke vulosur shifrat në 3 me 2.

 

Nga ana tjetër fitore arriti dhe Liverpool I cili mposhti në shtëpi Genk me shifrat 2 me 1.

 

Nga ana tjeter Lyon fitoi perballe Benfica me rezultatin 3 me 1. Ndersa Chelsea u ndal në një barazim të çmednur 4 me 4 me Ajax.

Vazhdo të lexosh

Reklamë