E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dorjan Teliti: Qeveria bën propagandë me eurobondin

Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti reagoi për eurobondin 650 milionë euro të marrë nga Shqipëria. Ai tha në rrjetet sociale se qeveria po e përdor këtë çështje për të bërë propagandë.

“PROPAGANDA: Tregjet na besuan, na kanë konsideruar me risk zero.

REALITETI: Një mashtrim më shumë në thesin e madh të të pavërtetave. Treguesi i besimit të tregjeve ka një emër, quhet “risk spread” (marzhi i rrezikut). Sa më i lartë “risk spread”, aq më i ulët eshte besimi i tregjeve ndaj ekonomisë dhe financave të vendit.

Reklamë

FAKTI: Eurobondi i dy ditëve më parë pati nje “risk spread” prej 3.77%, ndërkohë që dy vite më parë ishte 2.91% (në eurobondin e 2018), me pak fjalë rënie e ndjeshme e besimit.”

Sipas Telitit, paratë e eurobondit Edi Rama do t’i shpenzojë për miqtë e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë