E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Dorëzova telefonin”, Bardhi del nga SPAK: Përgjimet s’janë reale, procesverbalet nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky ECC

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediet pasi doli nga SPAK. Ai u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu pyetur në lidhje me denoncimin që bëri dy ditë më parë, për komunikimet në SKY ECC për të cilat ai petendon se është shantazhuar.

Bardhi tha se përgjimet ku del emri i Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit, nuk janë të vërteta, janë biseda të sajuara.

Reklamë

Bardhi: E dorëzova telefonin personal për këqyrjen e nevojshme dhe për të dhënat e nevojshme të SPAK, për të verifikuar mesazhet shantazhuese në platformën singal. Dua të qartësoj se ka media që edhe sot janë pjesë e skemës sepse i paraqesin të dhënat në dy procesverbale. Nuk bëhet fjalë për përgjim real. Janë prodhuar për qëllime kriminale.

Ka ndodhur edhe me persona të tjerë. Menjëherë sapo u njoha me to vura në dijeni SPAK, ka të bëjë edhe me kredibilitetin e SPAK dhe me faktin që individë të caktuar përdorin të dhëna që administrohen nga kjo prokuror me përmbajtje të rreme. E konfirmuar që ai format dhe ato procesverbale nuk ekzistojnë në përgjimet e Sky. Po mbledh të dhënat edhe për mediat që i pasqyrojnë si të vërteta se po bëhen pjesë e skemë shantazhuese e deputetëve të Kuvendit.

Reklamë

Gazment Bardhi dorëzoi telefonin e tij në kuadër të hetimeve të një bisede që pretendohet se është zhvilluar në “SkyECC” mes 2 personazheve të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, për t’i dërguar Bardhit, siç pretendohet në mesazhe, 100 mijë euro, në shkurt 2021.

Bardhi: Të hënën unë kam bërë publike një akt intimidues ndaj meje me dokumente të sajuara që nuk ekzistojnë. E vërteta është që SPAK është vënë menjëherë në lëvizje që atë ditë. Personalisht kam shprehur gadishmërinë për t’i vënë në dispozicion telefonin tim sipas procedurave ligjore dhe sot do të paraqitem atje për këtë veprim hetimor të nevojshëm për të hetuar atë kallëzim që unë kam bërë” tha Bardhi.

Adresa e emailit që mban emrin “Mbreti Zog”, e cila u dërgoi edhe disa mediave dokumentet përmes së cilave pretendohet biseda në “SkyECC” mes 2 personazheve të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi po hetohet nga krimi kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Çështja po hetohet edhe nga krimi kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Bardhi kërkoi “hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, pasi mendon se janë të qëllimshme, duke akuzuar mazhorancën.

Përmes një letre drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, të hënën e 1 tetorit, Bardhi kërkonte hetim ndërsa thotë se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, janë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK.

Do t’i takojë SPAK për të zbardhur rastin, nëse bëhet fjalë për biseda të sajuara, apo autentike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë