Ndonëse këtë fillim jave cmimi I naftës dhe benzinës arriti një rekord të ri, duke u tregtuar me 193-200 lekë/litër, duket se ky cmim do të rritet sërish.

 

Ministria e financave ka thirrur në një takim operatorët e fushës dhe sipas pritshmërive të tyre, cmimet do të vijojnë shtrenjtimin.

 

Numri dy i Ministrisë së Financave Vasilika Vjero u shpreh në E-ZONE, në Vizion Plus se në këtë shtrenjtim nuk ka dhënë ndikim ligji I ri I cili indekson akcizën e karburanteve.

 

Në takimin që patëm me operatorët e fushës u evidentua fakti se edhe për të paktën dy apo tre muajt në vijim cmimet e karburanteve do të jenë në trendin rritës, për shkak të bursave.  Ndërkohë ligji I indeksimit ka një impakt minimal në këtë cmim dhe nuk ndikon në rritjen e kostove për operatorët e hidrokarburave-u shpreh Vjero.

 

Nisur nga kjo situatë, zv/Ministrja thotë se qeveria nuk ka në plan të rishohë sistemin e taksave, por e vemtja mundësi është të mbështeten grupet shoqërore më në nëvojë, nga shtrenjtimi I jetesës në tërësi.

 

Ministria e Financave po sheh mundësinë për të gjetur një formë se si të mbështesim shtresat më në nevojë. Nuk kemi ende një skemë konkrete pasi jemi në diskutim, por forma më e mirë është ajo e subvencionimit për disa grupe më vunerabël. –deklaroi znj.Vjero .

 

Vetëm si pasojë e rritjes së cmimeve të të gjithë produkteve dhe shërbimeve, jetesa e një familjeje shqiptare është shtrenjtuar minimalisht me 3 mijë lekë në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *