E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Dorëzohet presidenti i Kilit, Pinjera shkarkon qeverinë

Në Kili rreth 1.2 milionë banorë kanë dalë në rrugët e Santiagos, duke protestuar kundër presidentit miliarder, Sebastian Pinjera, që drejton qeverinë e krahut të djathtë.

 

Studentët ishin dhe nismëtarët e këtyre protestave të cilët një javë më parë dolën në rrugë kundër rritjes së çmimit të transportit publik.

 

Reklamë

Qeveria u përgjigj shumë ashpër ndaj manifestimeve, gjë që rriti zemërimin e sindikatave, të cilët filluan grevat dhe lëvizjet shoqërore kundër qeverisë, kundër rritjes së kostos së jetesës, pabarazisë dhe korrupsionit. Deri tani ka pasur 18 të vdekur, me qindra të plagosur e më shumë se 7000 të arrestuar.

 

Ndersa Kili ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme presidenti Pinjera vendosi te  shkarkoje kabinetin. Synimi i tij eshte krijimi i një qeverie te re per te realizuar reformat sociale të kërkuara nga protestuesit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë