Subscribe

Pasi mblodhën firmat e qytetarëve në Tiranë dhe shumë qyteteve të tjera, në mbështetje të peticionit ku kërkohej zbatimi sa më parë i reformës në drejtësi, sidomos procesit të Vettingut, shoqëria civile i ka dorëzuar ato në Parlament.

 

Ata thotë se është një nismë e cila synon t’i japë zë qytetarëve, dhe jo politikanëve.

 

“Në vetëm 5 ditë ne arritëm të mbledhim 31,777 firma qytetarësh në mbështetje të kësaj reforme. Ky është një mesazh për të gjithë klasën politike në Shqipëri, se është momenti kur të zgjedhurit duhet të respektojnë të drejtën e zgjedhësve për të patur një drejtësi të ndershme, një drejtësi për të gjithë. Një politikë e përgjegjshme do ta kishte të pamundur të anashkalonte një vullnet qytetar në të tilla përmasa. Kjo është një nismë që i drejtohet politikanëve, të cilët në këto 25 vjet kanë kontribuar në mënyrë aktive në korruptimin e sistemit gjyqësor”

 

Grupimi “Qytetaret Pro Reformës në Drejtësi”, thekson se nisma i takon qytetarëve dhe jo politikanëve.

 

“Përgjatë gjithë rrugëtimit të kësaj reforme, kemi parë e dëgjuar se si të gjitha partitë politike në momente të ndryshme e kanë penguar, kanë tentuar ta përvetësojnë apo ta ndryshojnë këtë reformë. Shfaqja e tyre në stendat e firmosjes së peticionit është një gjest i panevojshëm dhe me karakter tërësisht mediatik. Këto stenda u krijuan me një qëllim të vetëm: ti japin zë atyre të cilët janë dhe nevojtarët më të mëdhenj të kësaj reforme. Politikanët e kanë mundësinë të flasin dhe të kontribuojnë për këtë reformë, ky vend është parlamenti, jo stendat e qytetarëve!”

 

Prej mbi dy javë, shoqëria civile ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve, me qëllim nxitjen e politikës për të implementimin e reformës në drejtësi, pasi konsiderohet thelbësor për procesin e integrimit europian.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *