Subscribe

Partia Demokratike zyrtarizoi propozimin e saj te pare per mbrojtjen e qytetareve nga rritja e cmimeve; propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%.

Nenkryetarja e PD, Jorida Tabaku shpjegoi se kjo nuk është nisem populiste, por do t’u vije në ndihme familjeve me të ardhura më të uleta.

 

 

JORIDA TABAKU

NENKRYETARE E PD

 

“Çfarë do të bëjë ulja e TVSH-së për qytetarët? Do të bëjë atë që ka bërë në të gjitha vendet e tjera të BE-së, do të bëjë atë që nuk po e bën dot qeveria. Do të ndihmojë shtresat në nevojë që të rrisë dhe të nxisë konsumin e tyre. Sot shumë vende të BE-së kanë ulur TVSH-në si një nxitje dhe një stimulim për ekonominë. Sot shumë vende kanë ulur edhe TVSH-në për energjinë, siç rezulton në një ulje të çmimit të energjisë.”

 

Tabaku ka shpjeguar edhe pse PD propozon një masë që kur ishte vetë në pushtet nuk e miratoi kur e kërkuan socialistet.

 

 

“PS ka propozuar një mekanizëm tjetër. Ne e kemi edhe në vitin 2005 si një element të programit tonë. Ishte diskutuar që në momentin që TVSH-ja konsolidohet, kjo do të ishte një nga masat, sepse TVSH-ja është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të shtetit, kjo do ishte një nga masat që do merrej. Kjo është në përgjigje të një krize. Kjo nuk është një masë që ka ardhur nga asgjëja, është një përgjigje ndaj krizës së pandemisë që dëmtoi rëndë 95% të qytetarëve vitin e kaluar, është duke pasur pasoja akoma edhe sot, dhe është një përgjigje që janë duke e marrë të gjitha vendet.”

 

Sipas PD, efekti ne buxhet është 17 miliard lekë, dhe është një masë që qeveria duhet ta marrë në mbrojtje te qytetareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *