E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Dorëzohet në Kuvend drafti përfundimtar për “Zgjedhoren”

Këtë të mërkurë është dorëzuar në Kuvend drafi i ri i Kodit Zgjedhor.

Përfaqësuesi i mazhorancës për “Zgjedhoren”, Damian Gjiknuri deklaroi një ditë më parë se drafti ishte në përfundim e sipër dhe se do të dorëzohej në Kuvend.

Një prej ndryshimeve thelbësore në këtë Kod është riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve.

Pr.ligji i ri mundëson dakordësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garatuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri.

Reklamë

“Gjithsesi, në një sërë zgjedhjesh në Shqipëri janë paraqitur rekomandime për çështje dhe aspekte të veçanta që kanë nevojë për amendime dhe të cilat janë vendosur në planin e punës së Këshillit Politik, dhe të gjithë institucioneve të tjera vendimmarrëse në Shqipëri”, thuhet ne relacion.

Projektligji i depozituar ka si premisë kryesore të tij realizimin e atyre ndërhyrjeve emergjente në Kodin Zgjedhor që mundësojnë besimin politik tek dy proceset zgjedhore të radhës.

“Palët politike pjesëmarrëse në Këshillin Politik kanë rënë dakort për të vijuar edhe fazën e dytë të reformimit të legjislacionit zgjedhor dhe ligjeve të tjera të lidhura me të, duke përcaktuar edhe modalitetet e realizimit të një detyrë të tillë. Për këtë gjë është rënë dakort që puna, mbi bazën e konseusit më të gjerë të spektrit politik në vend, të vijojë me hartimin e një ligji të ri zgjedhor, që do të reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSCE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Ky proces do të plotësohet edhe nga nisma të tjera legjislative që janë po aq të nevojshme në Shqipëri si psh ligji i ri “Për partitë politike” dhe ligji i ri “Për financimin dhe kontrollin e financimit të partive politike”.  Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim i jep zgjidhje ligjore problematikës më emergjente që kanë dispozitat aktuale në fuqi dhe zbatimi i tyre në praktikë dhe në disa raste (psh në fushën e financimit të zgjedhjeve, kuotës gjinore) plotëson rekomandimet e projekteve specifike të ndërmarra nga organizmat ndërkombëtarë që veprojnë në Shqipëri.”

Më shumë video

Reklamë