Dorëzohet kryeministrja e Hong Kongut, s’ka ekstradime drejt Kinës

Projektligji I shumë kundërshtuar për ekstradimin që shkaktoi protestat më të mëdha në një dekadë në Hong Kong, tashmë është I rrëzuar.
Njoftimin e bëri vete udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam para mediave, 2 ditë pas protestave masive të së dielës.
CARRIE LAM
LIDERE E HONG KONGUTReklamë
“Ka ende dyshime të vazhdueshme në lidhje me sinqeritetin e qeverisë dhe shqetësime që mund të rifillojë një proces me këshillin legjislativ për një lexim të dytë të projektligjit për ekstradim. Kështu që jam e detyruar të përsëris këtu para jush se nuk ka një plan të tillë. Projektligji tashmë është i vdekur”
Shefja e ekzekutivit tha gjithashtu se nisma ka qenë një dështim total.
Projektligji i diskutueshëm do t’i lejonte Kinës të ekstradonte njerëz, kriminelë ose kundërshtarë politikë për t’u përballur me gjykatën atje.
Por qeveria e pezulloi draftin për shkak të përleshjeve masive mes protestuesve dhe policisë.
Megjithatë udheheqesja e Hong Kongut nuk arriti të qetësojë protestuesit të cilët kërkuan dorëheqjen e saj.
Organizatorët e protestave kishin paralajmëruar mbajtjen e tubimeve masive në një kohë të dytë. Sipas tyre, projektligji mund të kalojë serish ne parlament, korrikun e vitit të ardhshëm.
Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por nën marrëveshjen “një shtet, dy sisteme”, që i garanton autonominë, pasi ai ka gjyqësorin dhe një sistem e tij të veçantë ligjor.




